Dua Lipa plot hijeshi në kopertinën e “Nylon” që lansohet në janar
Dua Lipa pritet të startojë fuqishëm edhe vitin 2018. Ai do jetë viti i sukseseve të reja pasi Dua së fundmi ka pozuar për kopertinën e revistës “Nylon” që lansohet në janar të vitit 2018. Dua duket plot stil me flokë të kapura dhe makijazh të thjeshtë teksa shfaqë anën e bukur të saj.
Bukuroshja nga Prishtina ka shënuar sukses të madh në fund të vitit 2017, duke u shpallur artistja më e dëgjuar në Spotify dhe duke zënë vendin e parë në renditjen e 10 këngëve më të mira të revistës Time. Dua ka shkëlqyer me albumin e saj të vet-titulluar, “Dua Lipa”, kurse hiti më i madh mbetet “New Rules”. Ajo prej kohësh është në lidhje me Paul Klein, me të cilin po shijon jetë të lumtur private.