Rihanna apo çorapet e saj, kush tërhoqi më shumë vëmendjen?
Rihanna njihet për veshjet e saj të guximshme me të cilat tërheq vëmendjen kudo që shfaqet. Të njëjtën gjë Rihanna e ka bërë edhe së fundmi, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj në Instagram.
Këngëtarja 29-vjeçare në këtë pozë ka shfaqur format e saj atraktive me një veshje sportive kuq e zi.
Por, ajo që ra më shumë në sy, janë çorapet e saj të bardha të dekoruara, çmimi i të cilave nuk është më i vogël se 1300 dollarë.