Ed Sheeran nderohet me çmimin “MBE” nga Pallati Buckingham
Ed Sheeran fitoi së fundmi një çmim të madh. Këngëtari 26-vjeçar i hitit “Shape Of You” u nderua me “MBE” nga Pallati Buckingham për kontributin e tij në muzikë. Këtë çmim Ed e pranoi nga Princi Charles. “MBE” është Urdhri më i Shkëlqyeshëm i Perandorisë Britanike, dhe shpërblen kontribuesit në art dhe shkencë.
Derisa ishte duke u intervistuar nga BBC, këngëtari u pyet nëse do të performonte në dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle. “Po, pse jo”, deklaroi ai me një buzëqeshje në fytyrë.
“Gjyshi im ishte një person që mbështeste parimin e monarkisë. Mendoj se do të ishte shumë krenar”, u shpreh Ed.