Rita Ora tërheq vëmendjen në “Jingle Bell Ball 2017”
Rita Ora ka qenë në natën e parë të koncerteve të organizuara prej Capital FM të quajtura “Jingle Bell Ball 2017”. Këngëtarja shqiptare kishte veshur një xhaketë ku mbizotëruese ishin ngjyra e verdhë dhe e zezë, ku po me atë ngjyrë i kishte edhe pantallonat e shkurtra çizmet e gjata.
Ajo duket se u kënaq me të pranishmit në koncert sepse disa herë këndoi së bashku me publikun londinez.
Por, në sy ranë edhe disa kilogramë të tepërt të këngëtares 26-vjeçare, për të cilën ajo mori edhe kritika prej fansave se nuk po kujdeset shumë për shëndetin.