Lajme

12 December 2017

Capital T hedh në treg linjën e tij të bluzave me emrin e albumit “Winter is here”

||
0 Comment
|

Reperi i njohur Capital T ka qenë shumë aktiv gjatë gjithë vitit me projekte të reja muzikore ndërsa në tetor solli edhe albumin “Winter is here”. Një album i plotë me këngë të reja, i cili shënoi suksesin më të madh të artistit, duke shënuar shifra të larta blerjesh në internet.

Por përveç albumit, Kapo ka prezantuar pak ditë më parë edhe linjën e tij më të re të bluzave duks, të cilat në dizajnin e tyre kanë të shkruar emrin e albumit “Winter is here”, si dhe një hijezim të portretit të vetë artistit.

Këto bluza gjenden në treg me ngjyrat blu, e hirtë dhe e zezë, njëkohësisht mund të porositen edhe online, përmes adresave që gjenden në llogarinë e Instagramit të vetë artistit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com