Rita Ora kujdeset shumë për format e saj trupore
Këngëtarja Rita Ora, për të ruajtur format e saj atraktive trupore vazhdimisht ushtrohet edhe në palestër. Në rrjetin social Instagram ajo ka publikuar një video, ku shfaqet duke u stërvitur.
Këngëtarja shqiptare ushtron me litarë dhe duket se ka përvojë në këtë gjë. Në mbishkrimin e videos,27-vjeçarja ka treguar se iu është kthyer ushtrimeve para festave të fundvitit.
Rita është duke arritur sukses të madh me këngën “Anywhere”, e cila po dëgjohet në gjithë botën.