Beyonce dhe Jay Z përkrah njëri – tjetrit në imazhet e reja
Beyonce Knowles dhe Jay Z janë ndër personazhet më të njohura të muzikës botërore. 36-vjeçarja dhe 48-vjeçari kanë treguar përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale se lidhja e tyre është e qëndrueshme dhe ata janë shumë të lumtur përkrah njëri – tjetrit.
Çifti i famshëm ka pozuar në kabinën e një aeroplan privat, ndërkaq diva e muzikës pop i ka publikuar edhe disa fotografi të tjera të saj. Për këto poza, këngëtarja ka veshur një bluzë ngjyrë hiri, ndërsa në pjesën e poshtme ka xhinse të shkurtra që ekspozojnë mjaft mire format e saj trupore.
Këtë kombinim, hitbërësja e këngës “Crazy In Love” e ka shoqëruar edhe me një rrip të vendosur në mes si edhe aksesorë të ndryshëm. Pozat e reja kanë ardhur vetëm disa javë pasi reperi pranoi se e kishte tradhtuar gruan e tij.