Melanie Brown “eleminon” tërësisht nga jeta e saj ish-burrin Stephen Belafonte
Melanie Brown ka ndërmarrë metoda drastike për ta eliminuar ish-burrin Stephen Belafonte nga jeta e saj. Pas shkurorëzimit në muajin nëntor, këngëtarja ka vendosur ta largojë edhe tatuazhin që mbante emrin e ish-burrit. Melanie e kishte vizatuar tatuazhin në vitin 2010, në të cilin shkruante: “Stephen, derisa vdekja të na ndajë, ti e ke zemrën time”.
Mirëpo, në vend se t’i nënshtrohej kirurgjisë me laser që merr pak kohë deri në largimin e tatuazhit, ajo i është nënshtruar operacionit kirurgjik për heqjen e tërësishme të tatuazhit. Kjo ndërhyrje ka bërë që asaj t’i mbetet një shenjë e madhe pas qepjes me penj.
Melanie e kishte vizatuar tatuazhin në vitin 2010, në të cilin shkruante: “Stephen, derisa vdekja të na ndajë, ti e ke zemrën time”. Ajo ka preferuar të largojë vetëm emrin ‘Stephen’ nga tatuazhi, kurse pjesën tjetër të fjalisë nuk e ka fshirë.
“Desha ta hiqja tatuazhin për ta mbyllur kapitullin e fundit të një lidhjeje të keqe. Edhe pse kam ndërmarrë masa për largimin e emrit të Stephen nga trupi im, abuzimi familjar do të mbetet gjithmonë me mua”, ka thënë Melanie.