Lajme

13 December 2017

Angelina Jolie konkurron me dy filma për “Globin e Artë”

||
0 Comment
|

Aktorja Angelina Jolie do të konkurrojë me dy filma në garën për “Globin e Artë”. Ajo ka bërë regjinë e filmit ‘Forst They Killed My Father’ dhe është njëkohësisht producente e filmit ‘Breawinner’. Jolie së bashku në film ka punuar me të birin e saj Madoxx.

Filmi i animuar “Breadwinner” bën fjalë për një vajzë, e cila jeton në sundimin e talibanëve në Afganistan. Për sa i përket filmave të tjerë, më së shumti nominime ka marrë Guillermo del Torro për “The Shape of Water”, gjithsej shtatë.

Ndarja e “Globit të Artë” do të mbahet më 7 janar dhe ftuesit shpesh bëhen favoritë për çmimin Oscar.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com