50 hijet e Chris Martin, lidhja e tij me Dakota Johnson
Ka shumë thashetheme se Dakota Johnson mund të jetë në lidhje me Chris Martin të Coldplay.
Ylli i “Fifty Shades Freed” dhe 40-vjeçari, ishin së bashku në Izrael muajin e kaluar!
Ata thuhet se janë parë në një koncert të Nick Cave dhe më pas shkuan për darkë në restorantin “Yam Sheva” në Herzliya.
“Ata erdhën bashkë dhe dukeshin shumë të bukur. Ishte një surprizë. Ata u ulën me Nick Cave”, tha një burim për Us Weekly.
Muajin e kaluar, fansat “kapën mat” aktoren në një koncert të Chris në Argjentinë.
Dakota dhe Chris nuk kanë folur publikisht për natyrën e marrëdhënieve të tyre, kështu që nuk ka pasur konfirmim zyrtar.