Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj “thyejnë” heshtjen, paralajmërojnë duetin e ri së bashku
Këngëtarët Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, janë dy emrat më të përfolur në mediat rozë për shkak të mardhënies së tyre ende të pakonfirmuar.
Gjatë verës në mediar rozë u fol së tepërmi se dyshja filluan një lidhje të re, të cilën tentuan ta mbajnë të fshehur fillimisht, por që më pas dueti i parë mes tyre me këngën “Vetëm ti”, konfirmoi gjithçka.
Por pas këtij bashkëpunimi, ata nuk u panë shpesh së bashku në rrjetet sociale, dhe as të pranishëm në faqet e shtypit rozë, dhe kjo ndikoi edhe që në media të nisin aludime rreth një “ndarje” të mundshme të çiftit.
Megjithatë, për asnjë moment, dyshja nuk u prononcuan fare rreth kësaj çështje. Por përmes një postimi në rrjetin social Instagram Eni Koçi ka paralajmëruar duetin e tyre më të ri.
“Të premten ka shi, “Shiu bie në Tiranë”. Nëse ndonjëri ka nevojë për sigurim, le të na kontaktojë”, ka shkruar Eni në mbishkrimin e fotografisë ku ata duken të veçantë me kostumet e zinj.
Dyshja nuk kanë bërë të ditur nëse kënga e tyre e re është një ripërpunim i këngës së njohur “Shiu bie në Tiranë”, megjithatë fotografia e të dyve vërtetoi se ata vazhdojnë të jenë bashkë.