Oprah Winfrey nderohet me çmimin për karrierën
“Cecil B. DeMille Award 2017” është çmimi me të cilën do të nderohet prezantuesja e njohur, në ceremoninë e “Golden Globe”, më 7 janar, e organizuar nga “Hollywood Foreign Press Association”.
Winfrey, e njohur kryesisht për programin e saj televiziv “The Oprah Winfrey Show”, ku në rreth 30 vjet kanë qenë të ftuar emra të njohur të ekranit, nuk e ka të parin këtë çmim.
Oprah është nominuar për “Golden Globe 1985”, në kategorinë “Aktorja më e mirë protagoniste”, për filmin “The Color Purple”, në “Oscar” po për këtë film dhe “Selma” në vitin 2014. Në vitin 2012, Akademia e Filmave i dha çmimin “Jean Hersholt Humanitarian Award”. Në listën e çmimeve nuk mungojnë “Emmy Award” për “Oprah’s Master Class” dhe “Bob Hope Humanitarian Award”.
Ndërsa njoftoi çmimin për gruan e cilësuar si afro-amerikania më e pasur e shekullit XX, presidenti i “HFPA” Meher Tatna deklaroi: ““Hollywood Foreign Press Association” është i nderuar të njoftojë se çmimin “Cecil B. DeMille” do ta marrë Oprah Winfrey. Liderja e medies, filantropia, producentja dhe aktorja ka krijuar një lidhje të veçantë me njerëzit në të gjithë botën, duke u shndërruar në një ndër figurat bashkëkohore më të admirueshme dhe më të respektueshme. Për gjenerata të tëra, në jetë dhe në ekran, Oprah ka trumbetuar dhe celebruar forcën femërore. Për dekada ka qenë një model për vajzat dhe gratë”.