Një milion dollarë për miqësinë e sinqertë, George Clooney befason miqtë e tij
George Clooney raportohet se ua ka dhënë nga një milion dollarë miqve të ngushtë të tij për t’i falënderuar për ndihmën që ata ia kanë dhënë gjatë karrierës së tij.
Gerber i befasoi të gjithë shokët e tij gjatë një darke që ai kishte organizuar pikërisht për ta. Clooney thuhet t’u ketë thënë miqve të tij se ai do të dëshironte t’ua kthente të mirat, duke u treguar se sa shumë kishin pasur dhe kanë rëndësi ata në jetën e tij.
“Jam shumë me fat në jetën time që t’ju kem të gjithëve, dhe nuk mund të isha ku jam sot pa ju të gjithë” është shprehur Clooney.