Një këshillë martesore nga Justin Timberlake, për një martesë të lumtur
Justin Timberlake dhe Jessica Biel festojnë 5-vjetorin e martesës së tyre. Ata e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 2012 dhe më pas lindi djali i tyre Silas, i cili këtë vit mbushi dy vjeç.
Pak kohë më pare Jessica u shpreh se: “Ne kemi të njëjtat vlera, besojmë në besnikëri dhe ndershmëri. Na pëlqen të zbavitemi, pëlqejmë mjaft gjëra të dy, Edhe në punë, jemi të mirëorientuar në karrierë”.
Por së fundmi, ka qënë Justin, i cili tregon një këshillë martesore si një nga arsyet pse ata janë ende të lumtur.
“Rregulli im është ky , edhe kur martohesh duhet të dilni si çift. Ndryshimi i vetëm është se kur je me fëmijë do të duhet të programosh një takim. Pra kur duhet të dalësh në 6.30, duhet të dalësh patjetër në 6.30”.