Lajme

18 December 2017

Zhvillohet mes trazirash festivali i përvitshëm i “Cali Christmas” në Los Angeles

||
0 Comment
|

U mbajt në Los Angeles festivali i përvitshëm “Cali Christmas” ku qindra fansa nga e gjithë Amerika mblidhen për të parë idhujt e tyre nga afër. Por argëtimi ka marrë një tjetër formë sepse performanca skenike e reperit Travis Scott u shndërrua në një ambient dhune dhe kaosi. Dy fansa të zjarrtë të tij po përpiqeshin të ngjiteshin në skenë për të takuar 25-vjeçarin kur rojet personale të tij hynë në aksion duke i dhunuar.

Dy rojet trupëmëdhenj kanë kapur për fyti adoleshentët duke mos i lejuar të afrohen në skenë. Kjo ngjarje vazhdoi gjatë gjithë performancës së këngëtarit ku dy djemtë u mbajtën të lidhur.
Pjesa tjetër e turmës është revoltuar duke harruar krejtësisht performancën e Travis dhe të gjithë njëzëri nisën të bërtisnin kundra kësaj dhune të hapur duke i kërkuar stafit të tij t’i lironin dy fansat.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com