Lajme

18 December 2017

Dua Lipa shënon suksesin e radhës, e pabesueshme edhe për të…

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa na bën gjithnjë e më krenarë për arritjet e saj. Ajo sapo na dha lajmin mbi triumfin e radhës. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Dua Lipa na njofton se ajo është thirrur për të performuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Brit Awards 2018”. Ajo është sigurisht e lumtur për këtë ftesë, ndërsa shprehet: Nuk mund të besoj. Ëndrra u bë realitet, unë do të performoj në Brit Awards më 21 shkurt . Vetëm disa ditë më parë kënga e Duas “New Rules”, u shpall kënga më e mirë e vitit. Revista “Time” publikoi një listë me 10 këngët më të mira të vitit që po lemë pas, ndërsa listën e kryesonte bukuroshja 22 vjeçare. Ajo la pas edhe artistë si Rihanna apo Jay Z. “Vajza nga Kosova arriti të sillte një hit që u kthye në një himn për të gjitha vajzat “New Rules” është një këngë që të mëson si të sillesh pas një ndarjeje. Përveç kësaj, edhe videoklipi është një nga videot më stil dhe më cool që mund të kemi parë këtë vit”, shkruajti Times për këngën e Duas. Epo lart e më lart Dua!

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com