Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias habisin, bëhen prindër të dy binjakëve
Ish-tenistja Anna Kournikova dhe këngëtari Enrique Iglesias habitën të gjithë me lajmin se janë bërë prindër të binjakëve, një djali dhe një vajze. Foshnjat e lindura në Miami janë pagëzuar me emrat Nicholas dhe Lucy.
Ata arritën që ta mbanin të fshehtë shtatzëninë e Kournikovas dhe vetëm pas lindjes së fëmijëve e kanë konfirmuar lajmin. Anna dhe Enrique mendohet se janë në lidhje që nga viti 2001, ndërsa u njoftuan gjatë xhirimit të klipit të këngës “Escape”.
Në videon muzikore të asaj kënge protagoniste është pikërisht bukuroshja ruse. Nuk dihet nëse ata janë martuar ndonjëherë apo thjesht bashkëjetojnë.