Cristiano Ronaldo ndërmerr një tjetër nismë bamirësie
Ylli i Real Madridit vazhdon të tregojë anën e tij humane. Cristiano Ronaldo, do të ndihmojë për ndërtimin e një spitali pediatrik në Kili, por ky nuk do të jetë i vetmi pasi mendohet se ai do kontribojë për ndërtimin e disa spitaleve të tjera në amerikën e Jugut.
Ndërtimi i spitalit për fëmijë është një investim i përbashkët i 32 vjeçarit, i cili është ambasador i Save the Children, Unicef dhe World Vision dhe biznesmenit italian, Alessandro Proto.
“Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, do të ndërtojë një spital pediatrik në Santiago të Kilit në vitin 2020. Cristiano dhe Alessandro janë shumë të lumtur për këtë iniciativë”, ka shkruar Ronaldo.
Ronaldo vetëm javë më parë fitoi për të pestën herë Topin e Artë për futbollistin më të mirë në botë.