Genc Prevlukaj premton “të shkrijë” borën me dy projektet e reja muzikore në muajin janar
Pas bashkëpunimit me këngën “Vetëm ti” dhe së fundi “Shi bie në Tiranë” me Eni Koçin, Genc Prelvukaj ka paralajmëruar projekte të reja të cilat do të jenë gati për muajin janar.
Këngëtari këtë lajm e zbuloi përmes llogarisë së tij në Instagram duke postuar një foto bashkëngjitur së cilës ka shkruar: “Në janar, borën e shkrijmë bashkë. Dy sene të reja gati”.
Genci s’ka dhënë detaje të tjera, dhe nuk dihet nëse projektet do të jenë bashkëpunime apo këngë solo. Gjithçka mbetet e panjohur por mbase në ditët në vazhdim ai do sjellë detaje të reja mbi produksionet muzikore.