Rita Ora në një kombinim kuq e zi në New York
Rita Ora duket sikur ka lënë disi në hije muzikën e saj dhe është përqëndruar tek stili i saj i veshjes tepër unik.
Së fundmi, në New York ajo u fotografua teksa dilte nga hoteli, dhe kishte veshur një xhaketë të pikturuar në ngjyrën e kuqe me një pëlhurë të veçantë që kombinohej mjaft bukur.
Rita rrëmbeu gjithashtu vëmendjen me aksesorët e saj prej argjendi dhe fustanin e kuq.