Kendrick Lamar publikon “Love” në bashkëpunim me Zacari
Kendrick Lamar vjen në një bashkëpunim interesant me Zacari në videoklipin e tij më të fundit “Love”.
Për një ditë, ky projekt regjistroi gjysmë milionë klikime në kanalin zyrtar YouTube. Regjisorët e projektit janë Dave Meyers dhe Little Homies.
Kendrick Lamar konsiderohet zbulim i Dr. Dre dhe është prej reperëve më të talentuar të dalë nga Comptoni.