Emina Cunmulaj do reklamojë veshjet e Chris Singerit
Emina Cunmulaj është një ndër modelet më të famshme shqiptare në rrafshin ndër ndërkombëtar. Modelja shqiptare ka kohë që nuk ka qenë pjesë e ndonjë projekti të industrisë së modës, për shkak se është përkushtuar tërësisht në rolin e saj si nënë.
Ajo ditë më parë tregoi se është duke punuar në një projekt të ri duke sjell imazhet e para.
Së fundmi, ka publikuar gjithashtu në Instagram edhe një video të shkurtër teksa shihet duke pozuar para aparatit fotografik. Ajo ka treguar se do ta shohim duke reklamuar veshjet e Chris Singerit.
“Kur retë iu prekin juve”, ka shkruar Emina në Instagram.
Emina gjithashtu ka zbuluar javë më parë se është duke pritur të sjell në jetën fëmijën e dytë.