Faton Shoshi pranon se i ka “ndarë” rrugët me Era Istrefin
Menaxheri më i suksesshëm në vitet e fundit në industrinë muzikore shqiptare, Faton Shoshi, për herë të parë ka folur për mardhënien e tij me Era Istrefin.
Shoshi pranon se me Erën është ndarë si profesionalisht, ashtu edhe personalisht, pas problemeve që ai thotë se ka pasur me kompaninë ndërkombëtare me të cilën kanë pasur kontratë.
“I kemi ndarë rrugët. Më mirë herët sa nuk është vonë. Vazhdojmë të jemi miq”, ka thënë Shoshi.
Sipas Shoshit, formula e suksesit të tij është transmetimi i afërsisë së tij me artistët, shndërrimit të ekipit të tij në një familje.
Fatoni ka pranuar se ka shumë oferta nga artistë vendorë, por edhe ata ndërkombëtare, në momentin që kanë filluar spekulimet.
“Po mendoj, jam duke i shqyrtuar ofertat”, thekson menaxheri i Ledrit dhe Butës.