Reperi Majk zhvendos vëmendjen nga spekulimet për jetën e tij private, në atmosferën e krijuar në koncertet e tij
Reperi Majk, së fundmi është sërish pjesë e kryeartikujve të mediave për jetën e tij private.
Ai po spekulohet për një marrëdhënie të re me një modele të njohur shqiptare, Vet këngëtari ka refuzuar të shprehet për mediat, madje duke mbyllur telefonin e tij. Por, ai është së fundmi në rrjetin social Instagram, ka publikuar nëpërmjet një video atmosferën në një prej koncerteve të tij të fundit.
Aty shihen mijëra adhurues duke u argëtuar me muzikën e këngëtarit. Majk po shijon suksesin pas hiteve të publikuara si “Stila” dhe “Tarantino”. Si duket Majk vazhdon të zhvendosë vëmendjen nga spekulimet e fundit.