Zgjidhet misteri i armës së vrasjes së 2Pac
Arma që policia e Los Angeles beson se është përdorur në vrasjen e reperit Tupac Shakur është lokalizuar. Arma u gjet në një oborr në Compton, 19 vjet më parë, por në mënyrë misterioze asnjë pjesëtar i zbatimit të ligjit nuk e dinte se ku ndodhej. Sipas një dokumenti, një pistoletë Glock të kalibrit 40 është gjetur nga një qytetar në një oborr në vitin 1998…të cilën ai e ka raportuar në polici dhe që më pas është vërtetuar se është arma e vrasjes së 2Pac. Në vitin 2000, departamenti i County Sheriff në Los Angeles ka konfiskuar nga komisariati i Compton rreth 3800 armë, përfshirë edhe atë Glock, duke u transferuar në një departament në Los Angeles. Tani mësohet se kjo armë ka qenë deri në vitin 2013 në inventar, por tani është shkatërruar, por çështja nuk është mbyllur ende.