Lajme

25 December 2017

Nick Castle dhe Jamie Lee Curtis pjesë e filmit “Halloween”

||
0 Comment
|

Nick Castle, aktori që e ka luajtur rolin e Michael Myersit në horrorin origjinal të vitit 1978, “Halloween”, do të luajë në ribërjen e re të filmit. Pas filmit origjinal janë xhiruar edhe nëntë vazhdime, ndërsa regjia e filmit të ri i është besuar David Gordon Green.

Krahas Castle, në ribërjen e filmit do të aktrojnë dhe një pjesë e ekipit të vjetër. Jamie Lee Curtis do të jetë në rolin kryesor si Laurie Strode, 15 vjet pas paraqitjes së parë në paraqitjen e fundit në “Halloween: Resurrection”.

John Carpenter nuk kthehet si regjisor, por do të jetë producent ekzekutiv për filmin e ri.

“‘Halloween’ i ri do të jetë një ribërje e vërtetë dhe nuk do të ndikohet nga vazhdimet që kanë pasuar pas origjinalit. Filmi do të jetë diçka si një realitet alternativ. Vazhdon atje ku ka përfunduar filmi origjinal”, është shprehur Carpenter.

Më tej, ai ka shtuar se është një projekt shumë i mirë, pasi ka një regjisor të shkëlqyer dhe se skenari është mbresëlënës.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com