Shakira dhe familja e saj festojnë ndryshe Krishtlindjet këtë vit
Këngëtarja Shakira ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar Krishtlindjet ndryshe nga një pjesë e mirë e personazheve të famshëm, të cilët kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale foto të ëmbla familjare me rastin e Krishtlindjes.
Shumica e tyre kanë festuar pranë familjes, nën pemën tradicionale dhe me ushqimet e tyre të preferuara por kjo mesa duket nuk vlen për këngëtaren Shakira dhe familjen e saj.
Këngëtarja e famshme, bashkëshorti i saj Gerard Pique dhe dy fëmijët e vegjël janë zhvendosur në New York për të parë një ndeshje basketbolli. Kjo lojë basketbolli ishte ndërmjet Philadelphia
76ers dhe New York Knicks.
Ky vendim i çiftit për të kaluar një Krishtindje jo të zakonshme ka tërhequr vëmendjen e medias dhe publikut. Ata kishin veshur rroba të rehatshme ndërkohë që atmosfera familjare ishte shumë e këndshme.