Lajme

27 December 2017

Rihanna humb njeriun e dashur, tregon momentet e fundit me të

Këngëtarja e njohur Rihanna ka humbur një person të dashur për të.

Këtë lajm të hidhur Rihanna e ka publikuar në rrjetet sociale dhe nuk ka kursyer edhe fjalët prekëse për të afërmin e saj.

“U prehsh në paqe kushëri, nuk mund ta besoj që dje ishte nata e fundit që të mbajta në krahë!

Kurrë nuk mendova se ajo do të ishte hera e fundit kur do të ndjeja nxehtësinë e trupit tënd!

Të dua përgjithmonë!” ka shkruar Rihanna ndërsa bën thirrje që të ndalen armët e zjarrit, duke na lënë të kuptojmë se i riu ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com