Chloe Grace dhe Brooklyn Beckham ndërmarrin hapin e rëndësishëm?
Brooklyn Beckham dhe Chloe Grace kanë filluar lidhjen e tyre në vitin 2014 dhe pas një ndarjeje të shkurtër, çifti i famshëm u lidh sërish në muajin qershor. Por duket se së fundmi ata e kanë çuar mardhënien e tyre në një nivel më të lartë.
Aktorja 20-vjeçare ka publikuar në fotografi në llogarinë personale në Instagram që ka ngritur dyshime rreth një fejese. Në një foto bardhë e Zi, çifti mban unaza identike në duar dhe mendohet se kanë gdhendur emrat e tyre.
Djali i Victorias dhe David Beckhamit, Brooklyn, ende nuk i ka mohuar, as konfirmuar zërat e krijuar.