“All I Want for Christmas is You”, jo vetëm himni i festave por edhe burim të ardhurash për Mariah Carey
“All I Want for Christmas is You”, nga Mariah Carey është shndërruar në një himn të festave të fundvitit sidomos të Krishtlindjes, të paktën për më shumë se dy dekadat e fundit. Por, rrallë kush e di se sa fitime ka patur gjatë këtyre viteve Mariah në saje të këngës më të dëgjuar gjatë festave.
Jo më pak se 60 milionë euro deri më tani ka fituar këngëtarja amerikane që prej vitit 1994, kur e ka publikuar këngën. Sipas “The Economist”, përfitimet i kanë ardhur nga shitjet e albumeve apo edhe të drejtave të transmetimit në të paktën 30 vende të botës.
Sipas rrjetit Spotify, hiti i bukuroshes është në mesin e 13 këngëve më të dëgjuara gjatë Krishtlindjeve ndërsa ka mbi 400 milionë shikime në Youtube.