Demi Moore në lidhje me muzikantin 30 vjet më të ri…
Sipas mediave amerikane, aktorja e famshme Demi Moore ka tetë muaj që fshehtas po vazhdon romancën me Nick Jonasin.
Portali “Radar Online” pohon se aktorja 55-vjeçare dhe muzikanti 25-vjeçar janë në lidhje që nga muaji maj i vitit të kaluar.
Edhe pse ka një ndryshim të madh në moshën mes tyre, gjë që është tronditëse për shumë njerëz, Demi dhe Nik kanë qenë edhe më parë në marrëdhënie me persona që nuk janë të moshë së tyre.
Deri më tani, ata nuk kanë reaguar rreth raportimeve të mediave, as nuk kanë konfirmuar apo mohuar romancën.