Iskra Lawrence, modelja që ndihet e lumtur me kilogramët e tepërt
Iskra Lawrence është një modele e cila refuzon të përdorë Photoshop për të fshehur celulitin apo peshën e tepërt, pasi është shprehur se ndihet e lumtur me trupin e saj. Kur ajo ishte 15-vjeçare, agjencia e modelingut ku ajo shkonte, e largoi për shkak se “beli i saj ishte shumë i gjerë”.
Ajo sot bën sfilata në një ndër evenimentet më të njohura në botë, New York Fashion Week. “Ndihem me vetëbesim dhe e shkëlqyeshme”, është shprehur modelja.
Bukuroshja madje ka thënë se nuk stërvitet çdo ditë, mirëpo kur stërvitet, i bën gjërat që ajo i do në palestër. Iskra pohon se ha gjithçka që do dhe kjo nuk i pengon në të qenit atraktive.