Rita Ora publikon foton ku duket më sensuale se asnjëherë më parë
Derisa po shijon suksesin e këngëve të saj, Rita Ora është mjaft aktive edhe në rrjetin social Instagram ku vazhdimisht poston foto të ndryshme për ndjekësit e saj.
27-vjeçarja ka publikuar një foto, e cila është pëlqyer së tepërmi nga fansat e saj, sepse për gjysmë ore ka marrë mbi 200 mijë pëlqime.
“Jam akoma në frymën festive me jelekët e mi Tezenis. Nuk dua që pushimet të mbarojnë ende”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.