Markel Capo: Kënga Magjike më ndaloi performancën me fëmijët me sindromën Down, thanë se janë agresivë
Markel Capo i ftuar në emisionin “DaSara Radio Show” në MCN Radio e Tema Tv tregoi një nga problemet që pati me konkurimin e tij në “Kënga Magjike”. Ai konkuroi në këtë festival me këngën “Si Unë”. Capo kishte menduar që pjesë e performancës në skenë, për t’u përcjellë mesazhi i plotë i këngës, ishin dhe dy miqtë e tij me sindromën Down. Por kjo ka hasur në kundërshtim nga ana e stafit, pasi si ata ishin shprehur : “Ata nuk janë për në skenë,nga dritat mund të bëhen agresivë, nga zhurma e muzikës…”.
“Më bën shumë çudi se si njerëz të televizionit ngatërojnë sindromën Down me aftësi të tjera të ndryshme.”- është shprehur artisti. Për më shumë ndiqni videon më poshtë.