Kanye West po “rikthehet” në tokë me një muzikë në “nivel të Zotit”, thonë bashkëpuntorët e tij
Teksa pritjet për këngë të reja nga ana e Kanye West po rriten, antarët e ekipit të tij po aludojnë në projektet e reja. Stilisti Daryl Bronën ka pohuar se niveli i muzikës që do të vijë nga West është sipas tij “në nivel të Zotit”.
Muzikanti Keyon Christ po ashtu u është përgjigjur pyetjeve nëse ikona e hip hopit do të kthehet së shpejti, duke thënë se ai “po rikthehet në tokë”. Shumë adhurues kanë pritur që West të publikojë këngë të re në natën e vitit të ri, por ai nuk e bëri këtë.
Së fundmi Kanye West u zhvendos me gruan e tij, Kim Kardashian, në vilën e re Hidden Hills e cila ka vlerë 60 milionë dollarë.