Vesa Luma realizon ëndrrën e saj…
Big Basta dhe Vesa Luma janë një ndër çiftet më simpatikë të ekranit shqiptar të cilët gjithmonë shfaqen bashkë. Largimi i këngëtarit në Zelandën e Re ishte një sfidë për bashkëshorten e tij e cila për 7 muaj qëndroi e vetme në Shqipëri së bashku me djalin e tyre Lian.
Vetëm pak kohë më parë ajo i është bashkuar Big-ut dhe familja e tyre po ndërton një jetë të re në Zelandë.
Së fundmi, Vesa ka bërë realitet një ëndërr të saj dhe menjëherë na e ka treguar në rrjetet sociale. Me anë të një fotoje të postuar në Insta Story ajo na bëri të ditur se tashmë ka një shtëpi
pranë detit. “Gjithmonë e kam ëndërruar këtë. Largësia e shtëpisë nga plazhi”-shkruan ajo në gjuhën angleze dhe të gjithë mund të shohim nga foto se kjo distancë është shumë e vogël.
Tashmë ajo dhe vogëlushi i saj mund të argëtohen në plazh ndërkohë që Big Basta është në punë.