Dua Lipa i kushton pak kohë dhe vetes së saj, zgjedh pushimet në një vend bregdetar
Këngëtarja e famshme, Dua Lipa pati një vit shumë të ngjeshur.
Lipa pas shumë angazhimeve dhe koncerteve në vende të ndryshme të botës, ka vendosur ti jape vetes pak pushime. Ajo ndodhet në një vend bregdetar ku dhe duket se po kalon momente mjaft të mira.
Kujtojmë se projektet e saj muzikore jo rastësisht po arrijnë të qëndrojnë në maje të toplistave. Është potenca e saj vokale që e bënë atë unike dhe të kërkuar.