Dëshira e Emina Cunmulaj për të ndryshuar lookun e saj po e çon drejt “divorcit”
Modelja Emina Cunmulaj është një nga emrat shqiptarë që ka mundur të bëhet e famshme ndërkombëtarisht. Ajo është bashkëshortja e bilionerit iranian, Sam Nazarian.
Ata janë prindër të një vajze dhe së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.
Kohët e fundit modelja ka vendosur të ndryshojë modelin e flokëve por askush se ka përkrahur në këtë vendim të saj. Emina ka pyetur fansat e saj nëse ju dukej ide e mirë që ajo të shkurtonte flokët dhe ata e kanë kundërshtuar njëzëri.
Duket se edhe bashkëshorti i saj nuk është dakort që Emina të bëjë këtë ndryshim drastik.
Modelja ka publikuar një foto nga biseda e tyre dhe ai ka lënë të kuptohet se me këtë model flokësh duket sikur po i kërkon divorcin. Emina është shprehur se nuk është fare e thjeshtë që të bindë partnerin e saj.