Getinjo dhe Mozzik tërhiqen nga kompania “On Records”, por do përballen me pasoja
Reperi i njohur Getinjo përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Instagram, lajmëroi të gjithë fansat se ai dhe vëllai i tij Mozzik që nga sot më nuk do të jenë pjesë e kompanisë “On Records”, me të cilën bashkëpunuan për shumë vite me radhë.
Por, për shkak të shkeljes së kontratës me këtë kompani, dy reperët e famshëm do të përballen me gjyq.
Ish-menaxheri i tyre Mehmet Elshani është shprehur se Mozzik dhe Getinjo kanë kontratë me këtë kompani edhe pesë – gjashtë vjet dhe për shkak të largimit pa paralajmërim ata do të përballen në gjyq.
Ndërsa, përmes postimit Getinjo ka theksuar se të gjitha këngët janë fshirë nga kjo kompani. E në lidhje me këtë Elshani thotë se të gjitha të drejtat e atyre projekteve janë të “On Records”.
Nga kjo kompani janë larguar edhe BabyGee, Kida dhe Arta Memedi