Lajme

11 January 2018

As në varrimin e kushëririt nuk iu ndan paparacët dhe fansat që kërkojnë foto

Rihanna ka përcjellë për në banesën e fundit kushëririn e saj 21-vjeçar, Tavon Kaiseen i cili u qëllua për vdekje në Barbados.

Këngëtarja 29-vjeçare u fotografua duke fshirë lotët në ceremoninë mortore në Barbados të martën. Pa dyshim, kjo ishte një ngjarje që ndikoi shumë te Rihanna, e cila kishte një lidhje të fortë me kushëririn e saj.

Por ajo që na çuditi, ishte se këngëtarja ishte veshur me të bardha në varrim. Në fakt, e gjithë familja e afërt me Alleyne kishin veshur të bardha nga koka deri te këmbët.

Rihanna kishte veshur një fustan të gjatë, një palë atlete të bardha Puma, ndërsa mbante në qafë një varëse me kryq dhe gurë diamanti dhe një pale syze me skelet të bardhë.
Pavarësisht ngjarjes që i mblodhi ata persona, disa prej tyre nuk e humbën mundësinë për të bërë foto krah divës, Riri.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com