Ledina Çelo shfaqet mahnitëse me bikini në Dubai
Ledina Çelo ka zgjedhur që këto ditë dimri t’i kalojë në vende të ngrohta. Në ditët e para të vitit të ri, këngëtarja ka udhëtuar për në Dubai, ku duket se po relaksohet pafund.
Ledina ka publikuar së fundmi disa fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet e hatashme në bikini.
Ajo pozon pranë djalit, Erlisit gjashtëvjeçar dhe vajzës, Perianës trevjeçare.
“Destinacion shumë i bukur, pushime Dubai”, shkruan bashkëngjitur fotove të postuara Ledina.
Këngëtarja është martuar në vitin 2009 me ish-kampionin e kickbox-it, Naim Kabashin.