Pas dy dekadash George Clooney bëhet pjesë e serialit “Catch-22”
George Clooney është kthyer në ekranet e vogla me serialin “Catch-22”. Në këtë mënyrë aktori i famshëm hollivudian kthehet në një serial pas afro dy dekadash.
Drejtoresha e “Paramount Television”, Amy Powell, që në bashkëpunim me “Anonymous Content” janë duke e realizuar serialin, ka njoftuar për Hollywood Reporter se seriali ka gjashtë episode dhe se Clooney do të përfitojë afër një milion dollarë për çdo episod.
Romani satirik i Heller, “Catch-22”, për herë të parë është botuar në vitin 1961 dhe është një prej romaneve më të lexuara në letërsinë amerikane dhe botërore.
Ngjarja është e vendosur në Luftën e Dytë Botërore dhe sjell tregimin mbi një pjesëtar të ekuipazhit bombardues që përpiqet ta braktisë ushtrinë.