Lajme

19 January 2018

Klipi i xhiruar në Shqipëri kandidat për Videon e Vitit në “Brit Awards 2018”

Shqipëria do të jetë pjesë e çmimeve më të rëndësishme britanike “Brit Awards 2018” jo vetëm nga prania e Dua Lipës e nominuar 5 herë.
Jonas Blue në bashkëpunim me William Singe, që sollën gjatë verës këngën “Mama”, janë të nominuar për çmimin Videoja e Vitit.
Producenti britanik zgjodhi bregdetin shqiptar për realizimin e klipit të këtij projekti, duke bërë një promovim të vendit tonë. Britanikët, përveçse realizimit, sigurisht që kanë vlerësuar edhe vendin si gjetje e duhur.
Artistët e tjerë të nominuar në këtë kategori janë Little Mix, Harry Styles,Liam Payne, Zayn, Dua Lipa, Ed Sheeran, Clean Bandit, Calvin Harris dhe Anne Marie. Siç duket konkurenca është e fortë dhe ne urojmë që ai ose Dua ta fitojë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com