Askush nuk e priste, Tuna dhe Dafina lënë pas mëritë, i rikthehen miqësisë
Dy këngëtaret e suksesshme , Dafina Zeqiri dhe Tuna, duket se i kanë tejkaluar diferencat mes tyre.
Ato i kanë lë pas krahëve problemet mes tyre, ashtu siç askush nuk do të besonte.
Ato përpos pëlqimeve dhe komenteve të shumta, duket se edhe takimet i kanë shpeshtuar.
Raporti mes tyre u pëmisua kur Dafina uroi Tunën për lindjen e djalit.
Dafina pas kthimit në Amerikë ka pritur Tunën atje ku edhe po argëtohet me të dhe shoqet e tyre të përbashkëta.
Tuna shihet në një stil krejt të ri flokësh, kurse Dafina rikonfirmon miqësinë me përshkrimin e vendosur në InstaStory.
Dafina dhe Tuna kujtojmë se kanë pasur edhe një bashkëpunim me 2po2 që u bë hit, “Vibe”, një projekt që shërbeu edhe si mjet për të thumbuar njëra tjetrën në koncerte.
Diferencat u bënë kur në një video të publikuar shumë kohë më parë Dafina ofendonte Tunën dhe personalitetin e saj, me këtë të fundit që vazhdoi këtë konflikt duke u përgjigjur me injorim dhe thumbime të vazhdueshme.
Ato madje ishin edhe konkurrente kryesore në dy turnetë e fundit veror, ku sfidonin njëra-tjetrën me koncerte dhe qasje ndaj publikut e fansave me foto përplot nga këto impiante. Mesa duket atyre ditëve i paska ardhur fundi.