Kaq të revoltuar nuk e keni parë ndonjëherë Bebe Rexhën
Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të famshme të momentit në rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtarja shqiptare është bërë pjesë e pandashme e shoqërisë amerikane, ku edhe po zhvillojë karrierën prej artisteje.
Së fundi ka filluar një fushatë e femrave, e cila po përkrahet edhe prej meshkujve, kundër gjuhës seksiste dhe abuzimeve seksuale ndaj grave.
Kësaj fushate i është bashkuar edhe ajo duke publikuar një foto në Instagram të një prej pankartave të protestuesve që janë kundër fenomenit të uljes dhe abuzimit ndaj femrave. Në pankartë shkruhet: “E di, po i dal zot vetes, jam një bushtër.”
Këtë postim artisja e ka shoqëruar me komentin: “Nëse do të më thërrisni bushtër, më thirrni bushtër e keqe”.