Suksesi për Dua Lipën dhe Rita Orën është duke vazhduar
“Forbes” ka publikuar listen për 30 evropianët në moshën 30-vjeçare me ndikimin më të madh. Nuk kishin si të mungonin dy këngëtaret nga Kosova, Rita Ora dhe Dua Lipa të cilat dallohen për suksesin e tyre të rëndësishëm.
Rita Ora udhëhoqi sezonin e “America’s Next Top Model”, ishte dizajnuese e koleksioneve të veshjeve dhe me shumë hite më 2017. Ajo u kthye fuqishëm më 2017 me hitin “Anywhere” që ka dominuar në disa top-lista botërore.
Dua Lipa, që pati vitin më të suksesshëm në karrierë deri tani, përfshihet në listë falë sukseseve me albumin debutues. 22-vjeçarja u bë hit botëror me “New Rules” që ka marrë më shumë se 925 milionë klikime në YouTube si dhe u bë femra e parë që dominoi në top-listat zyrtare të Britanisë së Madhe që nga viti 2015.
Në listë përfshihen edhe yjet e sportit si Anthony Joshua e Paul Pogba.