Georgina Rodriguez trembet teksa shikon Ronaldon e përgjakur
Nuk është e thjeshtë të jesh e dashura e Ronaldos pasi duhet të përballësh me sfida dhe të papritura si ajo e ditës së djeshme.
Gjatë një ndeshjeje lojtari i Real Madritit është qëlluar në fytyrë dhe menjëherë ka rënë në tokë i përgjakur. Gjithçka ndodhi në momentin që Ronaldo shenoi golin e 6 për skuadrën e tij dhe si pasojë e lëndimit nuk mundi të festonte. Dëshmitare të kësaj skene të frikshme kanë qenë mamaja dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez.
Pamjet e gjakosura të futbollistit i kanë trembur dhe kjo duket nga reagimi i tyre në momentin e lëndimit ndërkohë që fotot e këtij incidenti janë bërë virale dhe janë komentuar nga portale të ndryshme online.