Lajme

23 January 2018

Një Zonjë e Parë pa president. A është kjo hakmarrja e Melania Trump-it?

Ka kaluar një vit qëkur Melania Trump mori zyrtarisht statusin e Zonjës së Parë në Shtëpinë e Bardhë. Pavarësisht se në librin “Zjarr dhe tërbim”, Michael Wolf shkruan se “modelja sllovene ishte e terrorizuar nga ideja se do të bëhej gruaja e presidentit amerikan”, në “Tuiter”-in e saj reflektohet diçka tjetër.

Përmes një postimi, ajo ka kujtuar ditën kur hyri në Shtëpinë e Bardhë me një falënderim për amerikanët. Por fotoja e përzgjedhur për të përcjellë këtë mesazh ka ngjallur reagime. Në vend të të shoqit, në krah të saj shfaqet një ushtarak amerikan.

“Për mua ka qenë një vit plot takime të mrekullueshme. I vlerësoj njerëzit që pata fatin t’i njoh, duke vizituar vendin tonë por edhe nëpër botë”, ka thënë ajo në mesazh.

Përveç mungesës së të shoqit në foto, ajo që kanë vërejtur ndjekësit është edhe fakti se Donald Trump, bashkëshorti dhe protagonisti absolut i ceremonisë ku është shkrepur fotoja, nuk përmendet gjëkundi në postim.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com