Lajme

24 January 2018

Margot Robbie rrëmben vëmendjen me paraqitjen e saj në tapetin e kuq

Aktorja australiane, Margot Robbie ka shkëlqyer në një tjetër dalje publike. Bukuroshja bionde është rikthyer në Australi, pikërisht në vendlindjen e saj, ku në Sidney promovoi filmin e ri.

“I, Tonya” është filmi i ri i cili pati premierën dhe ku Robbie rrëmbeu suksesshëm vëmendjen në tapetin e kuq. Aktorja sfidoi edhe orarin e ngjeshur, ku pavarsisht kohës së shkurtër për të pushuar, ajo u shfaq me një fustan të bardhë të hapur, duke treguar guxim.

Margot Robbie konsiderohet prej yjeve më atraktive të skenës së filmit dhe gjithnjë rrëmben vëmendjen në paraqitjet e saj dhe nuk ishte ndryshe as në Australi. Robbie është e martuar me Tom Ackerley nga viti 2016, dhe është shpallur në vitin 2017 si një nga 100 personat më me ndikim nga Time.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com