Dashuria për kafshët që ka Paris Hilton tejkalon çdo pritshmëri….
Paris Hilton është shqetësuar së tepërmi sepse qenushi i mikeshës së saj ka humbur dhe ajo do të bënte çdo gjë për ta rigjetur sërish. Biznesmenia e famshme ka ofruar 10 mijë dollarë shpërblim për këdo që e gjen dhe e rikthen atë në shtëpi.
Gjithmonë Paris është e njohur për dashurinë e saj për kafshët shtëpiake por kjo ndjenjë i kalon kufinjtë e normales. Shumë pak prej nesh ishim në dijeni se bjondja bukuroshe ka 35 kafshë shtëpiake të cilët kanë veshjet e tyre personale dhe një hapsirë të caktuar për pak privatësi në shtëpinë e saj.